INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kujdes nëse përdorni detin për të udhëtuar, pritet erë e fuqishme

Kujdes nëse përdorni detin për të udhëtuar, pritet erë e fuqishme

Publikuar më: 10:43 22-04-2019

Moti në zonat bregdetare pritet të përkeqësohet. Drejtoria e Përgjithshme Detare ka njoftuar se gjatë ditës së sotme dhe të nesërme, do të ketë erë të fortë pranë bregdetit. Sipas njoftimit bregdeti ynë do të përfshihet nga era me drejtim jug-lindje dhe për pasojë forca e detit do të jetë 7 shkalla Boufort.

Drejtoria Detare ka kërkuar bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marre të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gatishmërisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.
Njoftimi bëhet me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike.

Article Logic
Execution time: 0.0033471584320068