INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kujdes kur postoni foto të fëmijëve në Facebook! Mund të dënoheni me një vit burg

Kujdes kur postoni foto të fëmijëve në Facebook! Mund të dënoheni me një vit burg

Publikuar më: 10:34 03-03-2016

Prindërit që ngarkojnë foto të fëmijëve të tyre në rrjetet sociale mund të paditen prej vetë atyre. Ky është ligji më i ri i miratuar në Francë, dhe nëse shkelet nga prindërit, mund të futen një vit në burg dhe të gjobiteni.

“Pas pak vitesh, fëmijët mund t’i dërgojnë me lehtësi prindërit e tyre përpara dyerve të gjykatave, për publikimin e fotove të tyre kur kanë qenë të mitur”, tha Eric Delcroix, një ekspert i ligjeve dhe etikës mbi internetin, për gazetën “Le Figaro”. “Fëmijët, në faza të caktuara të jetës së tyre nuk do të donin të fotografoheshin apo të paktën që fotot e tyre të bëheshin publike”, shton më tej ai.

Çdo i rritur që paditë prindërit për shkeljen e rregullave të privatësisë kur ka qenë fëmijë mund të kompensohet, thonë ekspertët. Në muajin shkurt, xhandarmëria franceze – e shqetësuar për sigurinë e fëmijëve – postoi një mesazh në Facebook, ku shkruhej: “Ju lutem, mjaft postuat foto të fëmijëve në Facebook.”

Article Logic
Execution time: 0.0028750896453857