INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kujdes kur hani mish, shkurton jetën, por cilët rrezikojnë më shumë…

Kujdes kur hani mish, shkurton jetën, por cilët rrezikojnë më shumë…

Publikuar më: 12:16 10-05-2019

Meshkujt të cilët konsumojnë më shumë se gjysmë kg mish kanë 23%më shumë mundësi që të jetojnë më gjatë sesa të tjerët.

Të paktën në këtë përfundim kanë arritur disa shkencëtarë finlandezë.Bëhet fjalë për mishin e kuq, por edhe për për mishin e pulës dhe për të brendshmet e kafshëve dhe shpendëve. Prandaj, një dietë e pasur me mish mund të jetë tepër e dëmshme për jetëgjatësinë. Shkencëtarët analizuan dietat ushqimore dhe shëndetësore për 2,641 burra të moshave 42-60 vjeç, për një periudhë prej 22 vjetësh.

Gjatë viteve të studimit, 1,225 prej tyre humbën jetën.Rezultoi se meshkujt që konsumonin më pak se 76 gramë mish në ditë jetuan më gjatë sesa ata që konsumonin ata deri në 251 gramë mish në ditë.

Të tjera të dhëna lidhur me dietën ushqimore treguan se konsumimi i produkteve si peshk, vezë, qumësht apo perimet, nuk ndikojnë në vdekshmëri. Studimi mori në shqyrtim edhe lidhjen genetike, stilin e jetesës, gjendjen shëndetësore, situatën ekonomike, pasi të gjitha këto po ashtu ndikojnë në jetëgjatësinë e gjithësecilit.

Ekspertët theksojnë se me të vërete konsumimi i mishit ul jetëgjatësinë por kjo nuk do të thotë që të mos përdoret por të gjendet një mënyrë e moderuar të ngrëni.

Article Logic
Execution time: 0.0037350654602051