INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Atentat në Vlorë/ Qëllohet me armë një person, policia gjen një automjet të djegur

Atentat në Vlorë/ Qëllohet me armë një person, policia gjen një automjet të djegur

Publikuar më: 11:46 10-05-2019

Ditën e sotme në qendër të Vlorës janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Nga raportimet paraprake bëhet me dije se kanë qenë 4 të shtëna me armë, ku për pasojë një person me inicialet D.C ka mbetur i plagosur në këmbë.

Bëhet me dije se shtetasi me inicialet D.C ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Dyshimet flasin se bëhet fjalë për një atentat, pasi dy persona të maskuar janë afruar duke qëlluar drejt D.C. Më pas autorët janë larguar me një automjet dhe kanë marrë drejtimin mes rrugicave në blloqet e pallateve që ndodhen në zonë.

Pas ngjarjes, policia ka gjetur të djegur një automjet në zonën e Babicës, në periferi të qytetit bregdetar, që dyshohet të jetë i autorëve të atentatit. Policia e mbërritur në vendin e ngjarjes, pritet të japë detaje mbi këtë ngjarje të fundit.

Article Logic
Execution time: 0.0035350322723389