INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ku është Donaldi, apo s’ka raporte të mira me ty? Reagon Arbana Osmani

Ku është Donaldi, apo s’ka raporte të mira me ty? Reagon Arbana Osmani

Publikuar më: 12:35 17-08-2022

Moderatorja Arbana Osmani i është përgjigjur kritikave që mori nga ndjekësit në postimin e saj të fundit në Instagram.

Ajo publikoi një foto-album në Instagram, duke rikujtuar momentet më emocionuese në “Big Brother Vip.” Por ajo që iu ra në sy ndjekësve ishte mungesa e Donald Veshajt dhe Beatrix Ramosajt në postimin e saj.

Në ndjekës e ka pyetur Arbanën për arysen pse nuk e ka përfshirë Donald Veshajn në postimin e saj, duke shtuar me ironi se: “Ndoshta në foto dalin vetëm ata që kanë raporte të mira me ty!”

“Fotot janë rastësore, ato që kisha në këtë celular që kam tani, Po ta vësh re mungojnë shumë konkurrentë të cilët për kontributin dhe emocionet që kanë sjellë në program, i vlerësoj dhe do t’ju jem mirnjohëse gjithmonë. Mos u përpiqni të bëni polemikë aty ku nuk ka”– i ka shkruar Arbana në përgjigjen e saj.

Article Logic
Execution time: 0.0031609535217285