INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kthehet në Shqipëri marinari Luan Mema, po shoqërohet menjëherë në polici…

Kthehet në Shqipëri marinari Luan Mema, po shoqërohet menjëherë në polici…

Publikuar më: 10:41 18-07-2016

Këtë mëngjes ka zbritur në Rinas, marinari shqiptar që arriti të dalë i gjallë nga rrëmbimi i anijes Çelepia 2, Luan Mema. Ai u shoqërua menjëherë ne polici, ku u mor në pyetje për atë që ndodhi me anijen dhe zhdukjen e kapitenit, Dhimitër Malaj. Luan Mema shpëtoi nga pengmarrja, por u mbajt për më shumë se dy javë në Egjipt, para se të kthehej në Shqipëri. Familjarët e tij thanë se Mema nuk kishte para të kthehej, por ai u dyshua si bashkëautor i pengmarrjes dhe u mor në pyetje në Egjipt. Një fotografi e marinarit Luan Mema e tregonte të lidhur me zinxhirë. Ende nuk dihet asgjë për fatin e Dhimitër Malajt. Anija u mor peng nga egjiptiani Adel Muhamed Salam në datën 18 qershor.

Article Logic
Execution time: 0.0033271312713623