INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja si u zbula afera 50 mijë euro e gjyqtares Majlinda Andrea

Ja si u zbula afera 50 mijë euro e gjyqtares Majlinda Andrea

Publikuar më: 10:28 18-07-2016

Prokuroria që ka ngritur akuzën lidhur me aferën korruptive të gjyqtares së Gjykatës së Lartë, Majlinda Andrea, pasi dyshon se ajo ka përfituar një shumë prej 50 mijë eurosh, në këmbim të dhënies së një vendimi të favorshëm për një prej palëve në një proçes pronësie, përmes burime ka thënë se emri i saj ka dalë gjatë një hetimi për një tjetër rast.Sipas Panoramës, burime pranë organit qëndror të hetimit thonë se gjatë përgjimeve telefonike është përmendur gjyqtarja Andrea. Hetimi ka nxjerrë në mënyrë indirekte gjyqtaren e Gjykatës së Lartë, Majlinda Andrea, përmes survejimit të veprimeve të bashkëshortit të saj. Kaq ka mjaftuar që hetimi t’u kalonte prokurorëve të Prokurorisë së Përgjithshme, si organ kompetent për hetimin e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë.

Përgjimet:

Gjatë bisedave telefonike, u zbuluan negociatat për ryshfet në lidhje me vendimin e pronësisë për 40 hektarë tokë në Butrint. Në fakt, gjykatësja kërkoi një shumë më të madhe, por kjo nuk u pranua nga familja e ish pronarëve. 60 mijë euro ishte shuma që kërkoi fillimisht Majlinda Andrea për korruptimit e vendimit që do të jepte Gjykata e Lartë. Pas negociatave, u ra dakort që shuma e ryshfetit të ulej në 50 mijë euro. Pas zbulimit të pazarit që po zhvillohej mes palëve, përgjimet e Forcave Operacionale u fokusuan në këtë çështje. Agjentët ndoqën lëvizjet e parave, që u paguan për vendimin e Gjykatës së Lartë. Shuma e parave u tërhoq nga Ilia Çabiri në një pikë të shkëmbimit valutor në Fier. Ata iu dhanë në formë borxhi Petraq Dashit. Ky i fundit ia dorëzoi paratë në një lokal në Tiranë, Odhise Andreas. Të nesërmen, Gjykata e Lartë vendosi: Toka t’i kthehet pronarit!
Pas krijimit të dyshimeve të arsyeshme për konsumimin e një vepre penale, me kërkesë të Prokurorisë së Përgjithshme, Gjykata e Lartë vendosi pasditen e së shtunës të pezullojë nga detyra gjyqtaren Andrea, si dhe caktoi një masë “arrest në burg”, ende e paekzekutuar për bashkëshortin e saj, Odhise Andrea. Masa “arrest në burg” u caktua edhe për dy përfituesit e pronës, Ilia Çabiri dhe Eleni Lino, si edhe për personin që dyshohet se kontaktoi dhe ndërmjetësoi te bashkëshorti i gjyqtares, Petraq Dashi. Tre të fundit u arrestuan mbrëmjen e së shtunës.

Article Logic
Execution time: 0.0034542083740234