INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryeministri Rama ju uron “Mirëmëngjes” me një postim krejt ndryshe[VIDEO]

Kryeministri Rama ju uron “Mirëmëngjes” me një postim krejt ndryshe[VIDEO]

Publikuar më: 10:42 07-03-2018

Ditën e sotme ashtu siç e ka tradita për festën e 7-marsit, ditën e mësuesve priten edhe urimet e politikanëve shqiptarë ndër të tjera.

Kryeministri Edi Rama e ka kthyer tashmë në një ritual të përditshëm urimin e mëngjesit por ndonëse sot mund të prisnit që kreu i Qeverisë ta niste ditën me një urim për festën nuk është aspak ashtu.

Rama këtë mëngjes e ka nisur me një ftesë për fermerët. Teksa ka përshëndetur të gjithë ndjekësit e tij në Facebook për t’ju uruar një ditë të mbarë Rama ka publikuar një video.

Kreu i qeverisë u bën ftesë fermerëve që të përfitojnë 50 përqind të investimit të tyre në rritjen e standardeve dhe sigurisë ushqimore duke aplikuar në skemën kombëtare të mbështetjes për bujqësinë.

“MIRËMËNGJES dhe me këtë ftesë për të gjithë fermerët shqiptarë që të përfitojnë 50 përqind të investimit të tyre në rritjen e standardeve dhe sigurisë ushqimore duke aplikuar në skemën kombëtare të mbështetjes për bujqësinë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri.

Article Logic
Execution time: 0.0034749507904053