INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ankaraja reagon ashpër pas djegies së flamurit turk në Athinë

Ankaraja reagon ashpër pas djegies së flamurit turk në Athinë

Publikuar më: 12:23 07-03-2018

Ankaraja zyrtare ka reaguar ashpër pas djegies së flamurit turk gjatë protestave të zhvilluara në Athinë pas arrestimit të dy ushtarëve grekë. Tensionet mes vendeve u shtuan kur dy ushtarët grekë u arrestuan në kufirin mes dy vendeve më 1 Mars. Zyrtarët grekë deklaruan se ata ishin futur gabimisht në tokën turke. Kjo ka sjellë reagimin e Greqisë, e cila ka kërkuar edhe përfshirjen e Brukselit, ndërsa në krahun tjetër janë mbajtur protesta anti-turke në Athinë. Gjatë një protestë në kryeqytetin grek ditën e hënë, disa protestues i kanë vënë flakën flamurit turk. Ky veprim ka sjellë reagimin Ministrisë së Jashtme turke, e cila me anë të një deklarate për mediat dënon ashpër “djegien e flamurit turk gjatë protestws të mbajtur më 5 mars në Athinë kundër Turqisë të organizuar nga një parti politike raciste. Ne presim nga autoritetet greke që të kapen sa më shpejtë dhe të nxirren para drejtësisë autorët që kanë kryer këtë veprim të urryer kundër flamurit tonë.”-thuhet në njoftimin e ministrisë. Në lidhje me vërejtjet e fundit të Presidentit grek Prokopios Pavlopulos për Turqinë, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Hami Aksoy u shpreh se "Turqia fton Presidentin Pavlopulos të respektojë ligjin ndërkombëtar dhe kufijtë tanë dhe të përmbahen nga një retorikë e cila nuk është e përshtatshme për pozitën e tij dhe kjo mund të shkaktojë një tension të panevojshëm”. Arrestimi i dy ushtarëve grekë nga ana e Turqisë vjen në një kohë që marrëdhëniet mes dy vendeve janë të tensionuara për shkak të përplasjeve për ishujt në Egje dhe për shkak të mos ekstradimit në Ankara të disa ushtarëve turq që kanë kërkuar azil politik në Greqi pas tentativës së dështuar për grusht shteti në Korrik 2016.

Article Logic
Execution time: 0.0037531852722168