INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryeministri Rama i vendosur për shembjen dhe inauguron ''Arturbinën'': Teatri s’është pronë e aktorëve, vendos qeveria [FOTO]

Kryeministri Rama i vendosur për shembjen dhe inauguron ''Arturbinën'': Teatri s’është pronë e aktorëve, vendos qeveria [FOTO]

Publikuar më: 22:22 02-07-2018

Ndërtimi i Teatrit të ri Kombëtar i ka hapur rrugë çeljes së Turbinës, skenës provizore ku do të performojnë aktorët. Në inaugurim ishte i pranishëm edhe Kryeministri Edi Rama, i cili tha se tanimë kjo godinë i është kthyer artistëve. Kreu i qeverisë tha se ndërtesa do të ketë dy salla, teksa nuk kurseu ironitë me kritikët për Teatrin Kombëtar.               

Kryeministri Rama u ndal në mënyrë të veçantë edhe tek çështja e ditës Godina e Teatrit Kombëtar. Sipas tij janë të pavend protestat dhe debatet që bëhen në lidhje me këtë çështje.

“Godina e teatrit nuk është prona private e aktorëve dhe regjizorëve të momentit, por e publikut dhe vendimet për ndryshimin e tij u takojnë vendimarrësve të zgjedhur nga publiku dhe specialistëve përkatës në këtë fushë. S’ka debat a duhet a s’duhet godina e një Teatri Kombëtar. Në godinën aktuale të teatri Kombëtar nuk bëhet dot një shfaqje kombëtare e jo më të mendojmë të vijnë trupa europiane.Ne jemi i vetmi vend që nuk kemi një godinë modern të denjë.”

Kreu i ekzekutivit në një farë mënyrë theksoi se nuk pranon kompromise dhe TK do të shembet, pasi për të vendosin të zgjedhurit e popullit dhe urbanistët dhe jo artistët që e cilësojnë si pronë të tyren.

“Një teatër publik nuk është prona private apo prona ekskluzive e aktorëve të momentit, por është mjedis për publikun dhe u takon vendimarrësve dhe specialistëve të fushës që të vendosin. Ndaj debati me aktorët dhe regjisorët është i domosdoshëm si të jetë më e mirë godina, por jo a duhet a s’duhet. Në rastin tonë godina e TK nuk është pjesë e trashëgimisë së njerëzimit”, tha Rama.

RADMA.png

Article Logic
Execution time: 0.003748893737793