INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E pabesueshme! Të zhdukur prej 9 ditësh në shpellë, gjenden të gjallë 12 djemtë e ekipit të futbollit [FOTO]

E pabesueshme! Të zhdukur prej 9 ditësh në shpellë, gjenden të gjallë 12 djemtë e ekipit të futbollit [FOTO]

Publikuar më: 18:55 02-07-2018

Anëtarët e një ekipi futbolli dhe trajneri i tyre janë gjetur të gjallë pas nëntë ditësh kërkime intensive në shpellat e Tham Luang në Tajlandë. Autoritetet lokale bëjnë me dije se futbollistët ishin të moshave nga 11-16 vjeç dhe udhëhiqeshin nga trajneri 25-vjeçar Ekkapol Janthaëong, ndërkohë që shpeshherë vizitonin vendin ku kësaj here humbën pa gjurmë.

Ekipi qëndronte i bllokuar që prej 23 qershorit, deri në momentin që forcat e shpëtimit arritën t’i gjenin ata, pasi notuan për rreth 400 metra. Tani sfidë mbetet nxjerrja e djemve jashtë shpellës.

she.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0045819282531738