INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryemadhi dhe Hasa sulmojnë Spiropalin: ''Nafije'' që thur lavde për tu ngjitur në maja...

Kryemadhi dhe Hasa sulmojnë Spiropalin: ''Nafije'' që thur lavde për tu ngjitur në maja...

Publikuar më: 12:01 07-02-2019

Ditën e sotme në Kuvend nuk kanë munguar replikat. Deputeti i PD-së, Endri Hasa dhe Monika Kryemadhi kanë sulmuar ministren e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali.

Sipas Hasës Spiropali është “nafije” që i është lëpirë kryetarit për të bërë karrierë.

“Vjen këtu na bën moral 5 milion euroshi i doganës. Kjo është e denjë për të bërë filma se si nafijet i thurnin lavde Skënderbeut që të ngjiteshin në maja. Këto janë nafijet e Edi Ramës”.

Ndërsa kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e i ka treguar Elisa Spiropalit që Partia Socialiste nuk është më e tillë pasi aty tani nuk ka më socialistë:

“Andronikës që ka qejf të rrijë me Skënderbeun i them të mos e përmendë më PS se s’ka lidhje me atë parti aty, se aty s’ka më socialistë. Kur ishim ne në PS ka qenë tjetër kohë, ka pasur të tjerë njerëz. E ardhmja bëhet duke kuptuar gabimet e së kaluarës, kurrë nuk do jeni aty ku duhet. Ti Elisa e nise si revolucionare por do të ikësh si borgjeze, megjithatë dije se borgjeze s’të bëjnë paratë por shpirti, mendja dhe dija”.

Article Logic
Execution time: 0.0040340423583984