INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryebashkiaku demokrat që la zyrën pa zhurmë dhe me një ndjesë

Kryebashkiaku demokrat që la zyrën pa zhurmë dhe me një ndjesë

Publikuar më: 14:17 01-08-2019

Kryetari në detyrë i Bashkisë Përmet, Niko Shupuli ka lënë zyrën pa zhurmë e krejt ndryshe nga kolegët e tij të Bashkisë së Kavajës dhe të Dropullit. Ai ka njoftuar përmes Facebook-së se është larguar nga zyra, për t’ia lënë Alma Hoxhës që doli nga votimet e 30 qershorit. 

“U përpoqa të krijoj modelin e një Kryetari normal, që është një qytetar si gjithë të tjerët e përkohësisht në detyrën e Kryetarit të Bashkisë ku qytetarët të mund të trokisnin direkt e pa filtra paraprake në çdo kohë për të paraqitur shqetësimet e problemet të tyre personale, familjare apo qytetare”, shkruan ai.

Ai kërkoi dhe një ndjesë nga qytetarët e vetë. “U kërkoj ndjesë kujtdo që është prekur apo është ndjerë i lënduar nga veprimet apo mosreagimin tim apo nuk kam mundur t’i jap zgjidhje problemit që ka patur por në asnjë rast nuk jam nisur apo kam synuar t’i bëj ndokujt keq apo t’i mohoj të drejtën që i takon”, shkruan ai.


Mesa duket, në Partinë Demokraitke në momentin që është vendosur kundërshtimi i hyrjes në zyrat e bashkive të të votuarve më 30 qershor, jo të gjithë kanë qenë dakord.

Article Logic
Execution time: 0.0037178993225098