INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Krushqit me PD-në dhe njerëzit e nuses me PS-në, Irma Libohova rrëfen si u shkatërrua një dasmë

Krushqit me PD-në dhe njerëzit e nuses me PS-në, Irma Libohova rrëfen si u shkatërrua një dasmë

Publikuar më: 18:58 19-05-2019

Siç dihet pas rënies së komunizmit dhe vendosjes së sistemit pluralist në Shqipëri, dy ishin partitë kryesore të cilat i ndanë njerëzit në dy ekstreme, Partia Demokratike dhe Partia Socialiste .

Në ditën e sotme e ftuar në emisionin “Thumb” Irma Libohova tregoi një histori, e cila i ka mbetur në mendje dhe ku fenomeni i partive politike ia arriti të prishte edhe një dasmë.

Sipas këngëtares, atëherë kohët ishin të vështira, por sot njerëzit kanë reflektuar dhe ngjarje të tilla janë pakësuar:

"Një histori që nuk do ta harroj kurrë ka ndodhur në një qytet të Shqipërisë, ishte dasmë e vajzës. Vajza e bukur si drita, si ylli. Vjen krushqia. Më vjen një pusullë mua: Na këndo një këngë për një figurë politike. I thashë duhet t’i thuash të zotit të dasmës se gjithsesi nuk jemi në dasëm për të bërë politikë. Këtu është qejf s’ka lidhje. Shkurt krushqit ishin të partisë Demokratike, nusja i kishte përfaqësues të partisë Socialiste. Pasi unë nuk e këndova u hodh një shishe vere në dasmë, u hodh nga tavolina e krushqëve në pistë aty. U kuptua menjëherë arsyeja pse, thjesht u prish dasma. Krushqit u ngritën ikën dhe dasma u prish. Flasim për shumë vite përpara. Sot njerëzit janë ndërgjegjësuar", tregoi Irma.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036859512329102