INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kroacia barazon me Çekinë, siguron kualifikimin [VIDEO]

Kroacia barazon me Çekinë, siguron kualifikimin [VIDEO]

Publikuar më: 20:20 17-06-2016

Edhe pse në disavantazhin e dy golave Republika Çeke ka arritur të barazojë shifrat në 2-2 ndaj Kroacisë. Ishte Ivan Perisiç ai që shënoi i pari në minutën e 37-të, ndërsa Rakitiç dyfishoi shifrat në pjesën e dytë. Ndoshta dëmtimi i Modriç ndikoi në lojën e kroatëve, sepse në 15 minutat e fundit, çekët barazuan gjithçka.

 Në minutën e 75-të, Milan Skoda shënon golin e parë për çekët. Ndërsa në minutën e 92-të, mbrojtësi kroat Vida pek topin me dorë gjatë një dyluftimi ajror dhe gjyqtari jep 11-metërsh, i cili shndërrohet në gol nga Necid. Pak para golit të dytë të çekëve, ndeshja u ndërpre, pasi tifozët kroatë filluan të hidhin objekte të forta dhe fishekzjarrë në fushë.

Megjithatë, kroatët janë në kuotën e 4 pikëve dhe kualifikohen në raundin e ardhshëm të Europianit.

Article Logic
Execution time: 0.0019760131835938