INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kriza politike sjell në Tiranë sërish një zv.sekretar amerikan

Kriza politike sjell në Tiranë sërish një zv.sekretar amerikan

Publikuar më: 10:25 03-04-2019

Në një situatë krize të thellë politike në vend, Tiranën do e vizitojë zv/ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Matthew Palmer. Është mësuar se Palmer do të jetë në Tiranë në datën 9 prill dhe do të takojë kryeministrin Edi Rama dhe liderin e opozitës, Lulzim Basha.

Deri më tani asnjë prej faktorit ndërkombëtar nuk ka marrë rolin e negociatorit për zgjidhjen e krizës dhe mbetet për t’u parë se si do të ndikojë vizita e zyrtarit të lartë amerikan në situatën politike.
Dy vjet më parë kriza politike para zgjedhjeve parlamentare u zgjidh nga një tjetër zyrtar amerikan.
Ishte zv/ndihmës sekretari amerikan i shtetit Hoyt Bryan Yee i cili negocioi mes palëve dhe pas vizitës së tij u arrit marrëveshja mes Ramës e Bashës.
Ndërkohë, kriza politike para zgjedhjeve lokale duket se do të thellohet edhe më tej pasi nga dy liderët, Edi Rama dhe Lulzim Basha nuk duken sinjale tërheqjeje nga pozicionet e tyre. Dje Rama deklaroi se nuk do të ketë tryezë për të negociuar mandatin.

Article Logic
Execution time: 0.0034480094909668