Kristian Vieri është një nga futbollistët më interesantë i cili ka luajtur për ekipet më të mëdha italiane si Juventus, Milan, Inter dhe Lazio. Futbollist gjithashtu i kombëtares italiane, ai nuk njihej vetëm për lojën në fushën e blertë, por edhe jashtë saj ku ishte mjaft i suksesshëm me femrat.
I cilësuar si “Don Zhuan” në kohën e tij futbollistike, pas dorëheqjes Vieri u zhvendos në Miami dhe filloi disa hobi të reja, ku të fundit përmendim atë të DJ.
Gjithashtu Bobo filloi edhe një jetë të re me partneren e tij aktuale Kostanca Karaçiolo, e cila së fundmi i ka dhënë një vajzë të bukur.
Italiani ka shpërndarë në “Instagram” momentin e gëzueshëm me fjalët: “Sot ishte dita më e lumtur e jetës sime. Tani e kuptoj emocionin që një prind ndjen kur të vendosin mes dy duarve vogëlushen tënde, për këtë mrekulli që na dha jeta, do të jem mirënjohës gjithë jetën. Të dua. Mirëserdhe Stella”.
Mesa duket sulmuesi është mjaft i lumtur me familjen e re.











11 May 2026 





