Ish-banorja e Big Brother Vip 5, Xhodi Skura, e cila u eliminua se fundmi, ka folur më shumë për jetën e saj personale jashtë shtëpisë. Pas një mesazhi të papritur që kishte ardhur në rubrikën ‘Inbox Secret’ të Fan Club, ku një ndjekës i kishte uruar jetë të lumtur në lidhjen e saj me Krist Dragot, Xhodi tregoi të vërtetën pas këtij mesazhi.
Sipas saj, edhe pse Krist Dragot ka sy po aq të bukur sa edhe Kristi Lamaj të cilit ia komplimentoi edhe brenda në shtëpi, ish-banorja u shpreh se ata janë thjesht miq në rrjete sociale duke mos dashur të tregoi më shumë.
Nuk kam pasur njohje me askënd aty. Të them të drejtën asnjë nga djemtë, kam ndenjur shumë me Kristin, i ka sytë shumë të bukur, ka qenë edhe një batutë në tualet kur i thash në sytë e tu shoh sytë e mi.
Më paskan ndjekur këto Kristat. Nuk është se dua të flas për këtë pjesë, por jo jo nuk ka lidhje. Po e njoh jemi ‘friends’ në Instagram. Unë komplimentova sytë e Kristit që është në BB, por tani që e mendoj edhe Krist Dragot ka sy shumë të bukur.
I ftuar pak muaj më parë në "Uëtëfë show" në Andale Media, Krist Dragot konfirmoi se është në një lidhje dhe shumë i dashuruar.
"Unë jam në një super lidhje. [Partnerja ka lindur në] mars 19, është shqiptare, nuk është e famshme."
Pra, partnerja e Kristit është shenja e Peshqve, që është dhe shenja e horoskopit të Xhodit, por ndoshta është thjesht rastësi.








25 Dec 2025 





