INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Krishtlindje, mesazhi i Papa Franceskut: Mjaft u treguat egoistë…

Krishtlindje, mesazhi i Papa Franceskut: Mjaft u treguat egoistë…

Publikuar më: 10:15 25-12-2018

Në Festën më të madhe prë besimtarët e krishterë nuk mund të mos mungonte edhe mesazhi i kreut të Vatikanit, Papa Franceskut.

Ati i Shenjtë ka kërkuar nga njerëzit në vendet e zhvilluara të kërkojnë një jetë më të thjeshtë, më pak materialiste, si dhe dënoi ndarjen e thellë midis të varfërve dhe të pasurve.

Papa Françesku i bëri vërejtjet gjatë një shërbese në bazilikën e Shën Pjetrit, në Vatikan në meshën tradicionale të Krishtlindjes më 24 dhjetor.

Papa tha se lindja e Jezusit në varfëri duhet të bëjë që të gjithë të reflektojnë mbi kuptimin e jetës. Ai tha se lindja e Krishtit vuri në pah një mënyrë të re të të jetuarit “jo duke ngrënë e grumbulluar, por duke dhënë dhe ndarë me të tjerët”.

“Le të pyesim veten: A më duhen vërtet të gjitha këto objekte materiale dhe këto receta të komplikuara për jetën? A mund të menaxhojë pa këto dhe të bëjë një jetë me një thjeshtësi edhe më të madhe?” ka pyetur Papa Françesku.

Gjatë ditës së Krishtlindjes sot, Papa do të përcjellë mesazhin e “Urbi et Orbi” nga ballkoni i Sheshit të Shën Pjetrit.

Article Logic
Execution time: 0.0036580562591553