INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Takim i ndjerë. U kthye për Krishtlindje nga Afganistani, surprizon familjen [VIDEO]

Takim i ndjerë. U kthye për Krishtlindje nga Afganistani, surprizon familjen [VIDEO]

Publikuar më: 10:33 25-12-2018

Familja dhe festa mund të konceptohen si një. Ditë të tilla natyrshëm na gëzojmë kur pranë kemi të dashurit tanë. Të gjithë ‘vrapojmë’ që ti bashkohemi ngrohtësisë së familjes, e kështu ka ndodhur edhe me një të ri shqiptar, i cili në fakt është me mision në Afganistan. Rreshter Ervin Todo, bashkë me 65 djemtë tanë nga Forcat e Armatosura me mision në Afganistan, pas 6 muajsh mungese dhe në përfundim të misionit të tyre, sot po i bashkohet tryezës së festave.

Rreshter Todo nga Batalioni i tretë i Këmbësorisë në Poshnje, surprizoi dy djemtë e tij, bashkëshorten dhe familjen e tij të madhe, duke na emocionuar të gjithëve.
Thirrja plot gëzim e djemve në momentin që kanë parë babain e tyre ka emocionuar jo pak Rreshterin.
Nuk munguan lotët e gëzimit nga familjarët, të cilët u surprizuan me mbërritjen e tij në shtëpi për festa. Ka qenë ministrja Olta Xhaçka ajo që ka sjellë një video të shkurtër të Rreshterit shqiptar, i cili është me mision në Afganistan.
Ndërkohë Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ka përcjellë në facebook urimin për Krishtlindje.
Olta Xhaçka:
“Në ditë të bekuara si kjo e sotmja, gjithkush mezi pret të kthehet në shtëpi e të përqafojë familjen. Rreshter Ervin Todo, bashkë me 65 djemtë tanë me mision në Afganistan, pas 6 muajsh mungese dhe në përfundim të misionit të tyre, sot po i bashkohet tryezës së festave. Rreshter Todo nga Batalioni i tretë i Këmbësorisë në Poshnje, surprizoi dy djemtë e tij, bashkëshorten dhe familjen e tij të madhe, duke na emocionuar të gjithëve.

Krishtlindje të bardha për të gjitha familjet shqiptare”

Article Logic
Execution time: 0.0034720897674561