INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kreu i Bashkisë Kukës , Bashkim Shehu: ti mirëpresim sirianët, siç bëmë me kosovarët

Kreu i Bashkisë Kukës , Bashkim Shehu: ti mirëpresim sirianët, siç bëmë me kosovarët

Publikuar më: 18:24 17-03-2016

Kryebashkiaku i Kukësit, Bashkim Shehu dhe bashkëqytetarët e tij  shprehen se  Shqipëria mund t’i mirëpresë emigrantët sirianë ashtu siç mirëpriti kosovarët në vitin 1999. Shqipëria nuk duhet të rrijë indiferente përballë krizës së emigrantëve, me të cilët po përballet sot Evropa

Bashkim Shehu, kryetari  i Bashkisë Kukës, është shprehur se e gjithë shoqëria shqiptare duhet të tregohet solidare sa i takon pritjes së emigrantëve.

Më tej kryebashkiaku u shpreh se do të donte të ishte pjesëtar i një shteti që kontribuon në këtë situatë.

Në të njëjtën linjë janë shprehur edhe qytetarët kuksianë, ata që ishin kontribuesit më të mëdhenj në pritjen që iu bë shqiptarëve të Kosovës gjatë luftës.  Rreth 2000 refugjatë Sirianë tashmë ndodhen ne qytetin e Konicës shumë afër kufirit Shqiptar dhe nëse nuk kalojnë përmes Maqedonisë ata do të tentojnë të kalojnë kufirin shqiptar.

Article Logic
Execution time: 0.0037448406219482