INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Erdogan zotohet për “asgjësimin e të gjithë terroristëve”

Erdogan zotohet për “asgjësimin e të gjithë terroristëve”

Publikuar më: 21:02 17-03-2016

Presidenti Rexhep Taip Erdogan u shpreh se Turqia do ta fitojë luftën kundër terrorizmit. Zotimi i tij erdhi pas shpërthimit të ndodhur në mbrëmjen e së dielës në qendër të Ankarasë, ku humbën jetën 37 persona dhe u plagosën mbi 120 të tjerë.

Kreu i shtetit theksoi se forcat ekstremiste do të gjunjëzohen dhe ai kërkoi unitet në popull. “Të gjitha forcat tona të sigurisë me ushtarë, policë dhe ruajtësit e fshatrave janë duke sakrifikuar jetën,  janë duke ndërmarrë një luftë të vendosur kundër organizatave terroriste. Qytetarët tanë të mos shqetësohen, sepse të gjitha institucionet e shtetit tonë në bashkëpunim me popullin do ta kryejnë me sukses këtë luftë kundër terrorizmit dhe ai do të gjunjëzohet”, u shpreh Erdogan.

Që nga korriku i kaluar më shumë se 300 ushtarë dhe oficer turq policisë janë vrarë në operacione kundër terroristëve.

Article Logic
Execution time: 0.0027639865875244