INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Krerët e BE-së diskutim në Bruksel. Emigracioni në krye të axhendës

Krerët e BE-së diskutim në Bruksel. Emigracioni në krye të axhendës

Publikuar më: 11:35 28-06-2018

Krerët e Bashkimit Evropian ditën e sotme në Bruksel trajtojnë një numër gjithnjë e më të madh sfidash, me rritjen e krizave ekonomike dhe politike. Takimi dy ditor është një kujtesë se edhe pas krizës së borxheve disa vjeçare, BE është e angazhuar që të jetë në gadishmëri në fronte të shumëfishta, ndërkohë një temë e nxehtë që trajtohet është dhe çështja e refugjatëve. Takimi nis në orën 15:00. Emigracioni mësohet se është në krye të axhendës së BE-së, si shkak i pasojave politike të krizës së fundit. Këto ngjarje përqendrohen në Itali dhe Gjermani, në qëndrimet e dy palëve lidhur me çështjen. Në Berlin, kancelarja Angela Merkel, po përballet me ultimatumin nga ministri i saj i brendshëm për të bindur shtetet e vijës së frontit si Italia, për të marrë përsëri emigrantët, pasi ata njerëz do të përpiqen të lëvizin në veri në vende më të pasura si Gjermania. Merkel ka hedhur poshtë çdo shpresë për të arritur mosmarrëveshjet thelbësore dhe udhëheqësit do të përqendrohen në idenë e krijimit të “platformave rajonale të zbarkimit” jashtë bllokut. Qeveritë e BE-së kanë qenë të bllokuara për dy vjet për të propozuar një ndryshim të rregullave evropiane të azilit, që do të përhapnin refugjatët, kur një vend në vijën kryesore pritëse, të mbipopullohej. Hungaria ka refuzuar pranimin e tyre, ndërsa vendet jugore kundërshtojnë dispozita të veçanta për të zgjatur periudhën.

Article Logic
Execution time: 0.0035860538482666