INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Deputeti demokrat surprizon me paraqitjen në Kuvend [FOTO]

Deputeti demokrat surprizon me paraqitjen në Kuvend [FOTO]

Publikuar më: 11:34 28-06-2018

Një nga çështjet më të debatuara të ditëve të fundit, ajo e dy makinave të tipit Toyota, brenda të cilave u gjetën 3.4 milion euro, ka mbërritur sërish në Kuvend. Kësaj radhe demokratët kanë ironizuar, teksa deputeti Ervin Saljanji ka mbërritur në kuvend me një me një automjet "Toyota Yaris" dhe dy çanta letre të stampuara me euro. Ai ka zbritur në hyrje të oborrit të Parlamentit nga makina e tipit Toyota ndërsa në duar ka mbajtur dy çanta që kishin të stampuara monedha eurosh. Saljanji kaloj kontrollin e gardës, edhe në dere të Kuvendit, e bashkë me dy çantat është futur në seancën plenare.
Simbolika lidhet me ngjarjen në portin e Durrësit ku u kapën 3.4 milionë euro kontrabandë në dy makina "Toyota Yaris".
Edhe pse seanca plenare vjen fill pas vendimit të BE për shtyrjen e negociatave në qershor të 2019, jashtë debateve mes palëve duket se nuk do të mbetet as kjo çështje.
Madje kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i akuzuar nga opozita si garant për transportin e parave, pati paralajmëruar surpriza për lidhje të kreut të PD-së Basha me këto para.

 

toyota_1.jpg

 

toyota_2.jpgtoyota.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0040850639343262