INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Krenari! Kjo shqiptare mes 10 këngëtareve më të dëgjuara të 2019 në Spotify

Krenari! Kjo shqiptare mes 10 këngëtareve më të dëgjuara të 2019 në Spotify

Publikuar më: 15:29 04-12-2019

Platforma e muzikës Spotify publikoi listën e këngëtareve më të dëgjuara për vitin 2019.

Dhe në top 10 ishte këngëtarja me origjinë shqiptare Ava Max me këngën e saj hit "Sweet but Psycho".

Ava, një yll në ngjitje, zuri vendin e 10-të dhe u shfaq në renditje përkrah artisteve me famë botërore si Ariana Grade, Billie Ellish, Hasley, Lady Gaga dhe Cardi B.

Këngëtarja falenderoi fansat që kanë dëgjuar muzikën e saj duke u shprehur se ishte një vit më i madh sesa mund të kishte imagjuar.

"Falemiderit Avatarët e mi që dëgjoni dhe doni muzikën time. Qëllimi im është të jem atje për ju dhe të bëj gjithmonë këngë motivuese. Ky ka qenë viti më i mirë dhe më i madh se sa mund ta imagjinoja. Mezi po pres vitin tjetër. Sapo kemi filluar,"-shkroi Ava.

Vendin e parë dhe të dytë e mban Ariana Grande në renditje.

Article Logic
Execution time: 0.0037047863006592