INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Krejt papritur, Elhaida dhe Lediani i japin fund lidhjes?

Krejt papritur, Elhaida dhe Lediani i japin fund lidhjes?

Publikuar më: 13:39 31-01-2026

Veprimet e fundit në rrjetet sociale kanë rikthyer vëmendjen mbi marrëdhënien mes Elhaida Danit dhe Ledian Agalliajt, një nga çiftet më të komentuar të showbiz-it shqiptar. Pa asnjë deklaratë publike nga ana e tyre, detaje të vogla, por domethënëse, kanë mjaftuar për të nxitur dyshime për një krizë të mundshme.

Çifti nuk e ndjek më njëri-tjetrin në Instagram, ndërsa Elhaida ka fshirë të gjitha postimet ku shfaqej krah Ledianit. Nga ana tjetër, balerini ka hequr shumicën e fotove me këngëtaren, por ka lënë ende disa prej tyre aktive, duke krijuar konfuzion mes ndjekësve.

Së fundmi, Elhaida ka ndarë me ndjekësit se ndodhet në Shangai, ku po vijon angazhimet e saj muzikore. Postimet e saj fokusohen vetëm te puna dhe udhëtimi, pa asnjë referencë ndaj jetës personale.

Ndërkohë, edhe Lediani ka publikuar momente që tregojnë se ai nuk ndodhet pranë partneres këto ditë, duke shtuar edhe më shumë zërat për një ndarje të mundshme.

Për momentin, asnjëri prej tyre nuk ka reaguar publikisht për situatën. Mbetet për t’u parë nëse këto lëvizje janë pasojë e një debati të përkohshëm apo sinjalizojnë fundin e lidhjes së tyre.

Article Logic
Execution time: 0.0033638477325439