INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

KQZ vendos: Nuk marrim vendim. Biba: Pas datës 29 nuk ka vend për këto manovra [VIDEO]

Publikuar më: 18:36 20-04-2017

Komisioni Qëndror Zgjedhor pasi mori në shqyrtim kërkesën e Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim për shtyrjen e afateve të regjistrimit të koalicioneve vendosi që të mos merrte vendim në lidhje me kërkesën.

“Opozita do ishte mirë të ishte në zgjedhje. Është një kërkesë që KQZ nuk duhet ta marrë në shqyrtim tani dhe ti jap një zgjidhje. Ajo që mund të them është që pas 29 prillit nuk ka kohë për manovra të tilla. Në çfardo rrethane KQZ nuk do ishte mirë të merrte vendime të njëanëshme, për cfado arsyesh apo hipotezash, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve duhet të merrte një vendim unanim. Është një kërkesë që nuk ka bazë ligjore”-deklaroi Denar Biba. PS kërkoi shtyrjen me një javë të afatit të regjistrimit ndërsa Partia Demokratike kundërshtoi shtyrjen e afatit. Përfaqësuesi ligjor i PS-së Eridian Salianji thase kërkesa nuk cënon procesin zgjedhor ndërsa ai i Partisë Demokratike Ivi Kaso deklaroi se kërkesa nuk ka baza ligjore. Qëndrime dhe argumente të ngjashme kanë mbajtur edhe anëtarët e KQZ, të zgjedhurit e opozitës kanë kundërshtuar ndërsa ata të mazhorancës kanë mbështetur kërkesën. Ndërkohë gjatë diskutimeve në KQZ ka pasur përplasje midis anëtarëve të komisionit dhe përfaqësuesit ligjor të Partisë Demokratike.

Article Logic
Execution time: 0.00341796875