INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Në mbrojtje të lumenjve. Shoqëria civile kundërshton ndërtimin e HEC-eve [VIDEO]

Publikuar më: 18:19 20-04-2017

Shoqëria civile ka nisur te paren kauze gjyqësore në mbrojtje të lumenjve nga ndërtimet e hidrocentraleve. Grupimi në mbrojtje të lumenjve vendosi të ndjekë rrugën ligjore pasi u përball me vendimin më të fundit të qeverisë, dhënien e lejes për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit.
Ambjentalistët pretendojnë se kanë fakte që dhënia e lejes për HEC nuk është bërë konform ligjit e se banorët nuk janë pyetur. Kërkesës së ambjentalistëve për një moratorium 3-vjeçar për HEC-et në të gjithë vendin i janë bashkuar edhe 228 shkencëtarë nga e gjithë bota. Shoqëria civile i bën thirrje Qeverisë shqiptare të zbatojë kuadrin ligjor kombëtar dhe ndërkombëtar për zonat e mbrojtura si dhe të heqë dorë nga projektet që cenojnë integritetin e zonave të mbrojtura në Shqipëri.

Article Logic
Execution time: 0.0034990310668945