INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kosovë. Ndalohet qarkullimi në pikë kufitare të Merdares nga 1 deri në 15 nëntor

Kosovë. Ndalohet qarkullimi në pikë kufitare të Merdares nga 1 deri në 15 nëntor

Publikuar më: 13:53 01-11-2017

Ndërpritet qarkullimi i mjeteve në pikën e Kalimit të Kufirit Merdare që lidhë Kosovën me Serbinë. Policia e Kosovës ka njoftuar se nga sot deri në 15 nëntor, do të ketë ndërprerje të qarkullimit për shkak të punimeve. Policia njofton qytetarët që gjatë kësaj periudhe kohore të shfrytëzojnë pikat e tjera të kalimit kufitar me Serbinë, pasi si pasojë e punimeve mund të krijohen pritje të gjata. Para 9 viteve, më pak se një muaj pas shpalljes së pavarësisë në 17 shkurt 2008, në këtë pikë kufitare me Serbinë do të vendosej mbishkrimi me identitetin e ri. U vendos tabela me mbishkrimin “Republika e Kosovës – Mirë se vini” në pikën kufitare Kosovë-Serbi në Merdare.

Article Logic
Execution time: 0.0041489601135254