INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kosova në play off-in e “Euro2020” për herë të parë, jehonë në mediat ndërkombëtare[FOTO]

Kosova në play off-in e “Euro2020” për herë të parë, jehonë në mediat ndërkombëtare[FOTO]

Publikuar më: 18:29 21-11-2018

Fitorja e djeshme 4-0 kundër Azerbajxhanit e kombëtares së “Dardanëve”, mjaftoi që ata ta mbyllnin grupin në vendin e parë.

Me këtë triumf, Kosova ngjitet në League-n C të Nations League dhe bëhet pjesë e play-off për “Euro 2020”.

Kosova do ta masë forcat me tre ekipet e tjera Maqedoninë, Gjeorgjinë dhe Bjellorusinë për një biletë në Euro 2020 gjithmonë nëse asnjëra prej këtyre përfaqësueseve nuk kualifikohet në evropianin e ardhshëm nëpërmjet eliminatoreve.

Mediat ndërkombëtare gjithashtu i kanë kushtuar shumë vëmendje historisë së ekipit më të ri të krijuar në botë dhe arritjen e tij historike.

kosova_67676.JPG

Article Logic
Execution time: 0.0020499229431152