Ekipi i kombëtares kosovare gjatë prezantimit të saj në raundin e goglave është përgëzuar edhe nga moderatorët e eventit, të cilët lavdëruan performancën e shkëlqyer në Ligën e Kombeve dhe kualifikimin e saj për në eliminatore.
Kosova do të jetë në grupin A dhe në përbërjen e grupit të saj është dhe kombëtarja e Anglisë, Malit të Zi, Republikës Çeke dhe Bullgarisë.
Një grup i vështirë duke marrë parasysh eksperiencën e gjatë të ekipeve të mësipërme në këtë kompeticion dhe “yjet” botërorë që ata mbajnë në ekip.








13 Dec 2025 





