INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Korrigjimi i kufijve Kosovë-Serbi, Mogherini: Nuk e përjashtojmë si zgjidhje, por jo ndarje etnike

Korrigjimi i kufijve Kosovë-Serbi, Mogherini: Nuk e përjashtojmë si zgjidhje, por jo ndarje etnike

Publikuar më: 16:40 11-12-2018

Shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Europian Federica Mogherini nuk e përjashton mundësinë e ndryshimit të kufijve midis Kosovës dhe Serbisë. Pas takimit të ministrave të jashtëm të Bllokut kryediplomatja u pyet nga gazetarët lidhur me qëndrimin që BE ka përsa i përket korrigjimit të mundshëm të kufijve. Mogherini tha se Unioni mbështet çdo zgjidhje që merr miratimin e palëve, por shtoi se nuk duhet të ketë ndarje etnike mes dy vendeve.
Mogherini
"Përsa i përket dialogut dy vendet kanë mbështetjen e plotë që të vazhdojnë dialogun, që ai të sjellë rezultate pozitive, një marrëveshje e bazuar në ligj që do të adresojë dhe zgjidh të gjitha çështjet, të gjitha pa përjashtim. Por dialogu nuk i përket Unionit Europian apo vendeve anëtare. Dialogu po lehtësohet nga ne por gjithçka tjetër varet nga ata. Pavarësisht se për çfarë ndryshimesh mund të pajtohen palët në të ardhmen, rezultati duhet të jetë i bazuar në ligjet ndërkombëtare, nuk duhet të ketë ndarje etnike të vendeve dhe më lejoni ta bëj të qartë që çfarëdo zgjidhje të arrihet nuk duhet të flitet për spastrime etnike. Në çfarëdo rasti, të dyja shtetet duhet të mbeten multietnike”.
Ajo i bëri thirrje Prishtinës që të heqë taksën100% , ndërsa shfaqi besimin se ende është e mundur të arrihet një marrëveshje “ligjore gjithëpërfshirëse” për normalizimin e marrëdhënieve.
Mogherini
"Marrëveshja mund të arrihet por aktualisht po hasen disa vështirësi dhe do të përmendja në veçanti fakti që qeveria e Kosovës vendosi tarifën 100% mbi produktet e importuara nga Serbia dhe Bosnje Hercegovina e cila përfundimisht shkel bashkëpunimin rajonal. Pres që qeveria e Kosovës ta tërheq këtë vendim, të njëjtin mesazh ua kaloi komisionari Hahn gjatë vizitës në Prishtinë, por unë ende besoj se të dy vendet mund të vazhdojnë dialogun dhe të arrijnë një marrëveshje. Gjithçka varet nga ata"-u shpreh shefja e BE-së.

Article Logic
Execution time: 0.0037970542907715