INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Koronavirusi/ 795 raste të reja dhe rekord viktimash në 24 orët e fundit

Koronavirusi/ 795 raste të reja dhe rekord viktimash në 24 orët e fundit

Publikuar më: 19:23 23-11-2020

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 2352 testime dhe kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, 795 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
236 raste në Tiranë, 58 në Durrës, 52 në Korçë, 51 në Vlorë, 50 në Berat, 42 në Fier, 35 në Krujë, 29 në Pogradec, 27 në Kukës, 20 në Gjirokastër, nga 19 raste në Shkodër, Sarandë, 18 në Tropojë, 16 në Gramsh, 15 në Mirditë, 13 në Tepelenë, 12 në Mallakastër, nga 11 raste në Kurbin, Lezhë, Mat, 10 në Kuçovë, nga 7 raste në Has, Dibër, nga 5 raste në Lushnje, Delvinë, nga 4 raste në Malësi e Madhe, Bulqizë, Kolonjë, 3 në Devoll, 1 në Kavajë.

Fatkeqësisht 17 persona kanë humbur jetën për shkak të komplikacioneve nga koronavirusi: 4 qytetarë nga Durrësi, 3 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Fieri, 2 qytetar nga Korça 1 qytetar nga Skrapari, 1 qytetar nga Kuçova, 1 qytetar nga Gramshi, 1 qytetar nga Lezha, 1 qytetar nga Dibra, 1 qytetar nga Kavaja, nga mosha 37 vjeç deri në 86 vjeç.

Aktualisht në 3 spitalet Covid, po trajtohen 439 pacientë, 16 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 5 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 388 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 16.230 që nga fillimi i epidemisë.

Article Logic
Execution time: 0.003284215927124