INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kontrolloi hyrje-daljet e Saimir Tahirit, fiton gjyqin Shefi i antidrogës

Kontrolloi hyrje-daljet e Saimir Tahirit, fiton gjyqin Shefi i antidrogës

Publikuar më: 14:17 22-10-2018

Ka fituar gjyqin Shefi i Antidrogës dhe trafiqeve në Policinë e Korçës, i cili verifikoi lëvizjet e ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri në sistemin TIMS.

Ndaj Dritan Hoxhës, u morr masa "pushim nga puna", por gjykata e shfuqizoi masën disiplinore.
Masa administrative për Dritan Hoxhën, i cili ka një karrierë 16 vjeçare dhe mban gradën komisar, u la në fuqi edhe nga Komisioni i Apelimit i Drejtorisë Vendore të Korçës, çfarë detyroi Hoxhën t’i drejtohet gjykatës, duke paditur institucionin ku punon.

Hoxha ka argumentuar para gjykatës,se në ditët që janë kontrolluar në TIMS hyrje -daljet e Sajmir Tahirit, ai ka qenë me leje të zakonshme. Sipas tij, ka qenë vartësi Mariglen Koro, ai që ka hyrë në llogarinë e tij, e cila kishte mbetur e hapur në kompjuterin e zyrës, pasi Seksioni kundër Korrupsionit është i lidhur vetëm me një kompjuter me sistemin TIMS, që i përket llogarisë së paditësit.

Standardet sipas oficerit nuk ka bërë një hetim të plotë dhe të pavarur lidhur me objektin e masës disiplinore, pasi nuk ka asnjë të dhënë elektronike, të nxjerrë nga serverat e Policisë së Shtetit, se nga cilat IP janë bërë kontrollet, sa herë janë bërë restart dhe reset kodet në sistemin TIMS, ndërsa nuk janë identifikuar, cilët oficerë policie, shpërndanë për mediet, të dhënat e nxjerra nga sistemi TIMS për Sajmir Tahirin.

Article Logic
Execution time: 0.0037670135498047