INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Konkurrenti i tij?! Sjellja e shefit të kuzhinës i ka habitur të gjithë, kërcënohet Renato Mekolli: Ishin kërcënime...[FOTO]

Konkurrenti i tij?! Sjellja e shefit të kuzhinës i ka habitur të gjithë, kërcënohet Renato Mekolli: Ishin kërcënime...[FOTO]

Publikuar më: 21:12 10-11-2018

Shefi i njohur i kuzhinës Renato Mekolli ka qënë një nga personazhet më të përfolur në të gjitha mediat rozë në javët e fundit. Me startimin e reality show “Hell’s Kitchen” ku ai qëndron në krye të disa personave jo profesionistë në kuzhinë ka ngjallur reagime negative ndaj tij.

Sjellja e tij arrogante dhe e ashpër është komentuar gjithandej si aspak e përshtatshme për në kuzhinë.

Madje së fundmi u tha në media se një konkurrent ka tentuar të prejë damarët, por që Renato tha ekskluzivisht për intv.al “No comment”. Renato ishte këtë javë i ftuar në “Thumb” të Aulonës dhe Fatmës, dhe i pyetur nëse është kërcënuar ndonjëherë për spektaklin ai është shprehur se kjo i ka ndodhur.

“Ka patur edhe kërcënime patjetër, por kjo ka ndodhur edhe tek Masterchef”. Por si ka reaguar ai kundrejt këtyre kërcënimeve?

“Patjetër që unë kam marrë masat e mija, pavarësisht se ishin kërcënime budallenjsh”- ka përfunduar Renato.

ren.png

Article Logic
Execution time: 0.0034749507904053