INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bebe Rexha dhe Enca me një bashkëpunim ''BOMBË'' e ''sebepi'' është edhe NOIZY? Ja çfarë thotë ajo! [VIDEO]

Bebe Rexha dhe Enca me një bashkëpunim ''BOMBË'' e ''sebepi'' është edhe NOIZY? Ja çfarë thotë ajo! [VIDEO]

Publikuar më: 21:28 10-11-2018

Bebe Rexha i publikoi këngën me Noizyn, Enca e ftoi për bashkëpunim! Bebe Rexha aktualisht ndodhet në Paris dhe teksa bëhej gati, po argëtohej me këngë shqipe. Ishte pikërisht kënga “Bow Down” nga Enca Haxhia dhe Noizy, ajo e cila po e argëtonte këngëtaren shqiptare teksa po përgatitej për koncert.

“Dua pak muzikë shqiptare”, ka shkruar Bebe bashkangjitur videos së këngës e cila është fshirë nga Youtube për shkak të sherrit të Encës dhe Noizyt. Mirëpo Enca nuk mund të mos reagonte, pasi ka ripostuar videon e Bebes dhe e pyet se kur do bëjnë bashkëpunimin "bombë", si dhe i thotë që e do shumë.

Do ju pëlqente një bashkëpunim i tillë?

savemag from Vimeointv.al on Vimeo.

Article Logic
Execution time: 0.0037188529968262