“Ferma VIP” pritet të rikthehet këtë sezon me një format tërësisht të rinovuar dhe surpriza të shumta për publikun. Risi kryesore e këtij edicioni është rikthimi i Arbana Osmanit në rolin e moderatores, një emër që prej vitesh lidhet ngushtë me sukseset më të mëdha televizive.
Sezoni i ri, që pritet të nisë në muajin mars, do të vijë me një koncept të transformuar, duke synuar rritjen e konkurrencës dhe dinamikës mes konkurrentëve. Përveç moderimit, ndryshime të rëndësishme do të ketë edhe në prapaskenë, ndërsa regjia do t’i besohet Eduart Grishajt, duke rikonfirmuar bashkëpunimin e tyre të suksesshëm.
Rikthimi i Arbanës është shoqëruar me disa kushte të vendosura nga ajo, duke përfshirë kontrollin mbi përmbajtjen dhe “dorë të lirë” në përzgjedhjen e kastit. Kjo ka ngritur pritshmëritë se këtë vit “Ferma VIP” do të sjellë personazhe të njohur dhe shumë të komentuar.
Me Arbana Osmanin sërish në qendër të vëmendjes, “Ferma VIP” pritet të jetë një nga programet më të ndjekura të sezonit.








31 Jan 2026 





