INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kongresmeni amerikan Eliot Engel bën thirrje për qetësi në Shqipëri, reagon Presidenca

Kongresmeni amerikan Eliot Engel bën thirrje për qetësi në Shqipëri, reagon Presidenca

Publikuar më: 18:32 27-06-2019

Presidenti Meta në një deklaratë për mediat ka konfirmuar se 13 Tetori 2019, do të jetë edhe data e re e zgjedhjeve. Pas këtij vendimi të Metës, ka reaguar kryetari i Komisionit të Jashtëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Eliot L. Engel.

Engel, u bëri thirrje të gjitha palëve “të qëndrojnë larg konfrontimit, të tregojnë përmbajtje maksimale dhe të ndalojnë të gjitha aktet e dhunës.” Në një deklaratë, ai shprehu shqetësim për gjendjen e tensionuar në Shqipëri, ku siç tha ai, udhëheqësit politikë duket se kanë arritur një “rrugë pa krye”.

“Kjo mosmarrëveshje, thotë ai, mund të zgjidhet vetëm me dialog dhe në bazë të sundimit të ligjit.”

Ndërkohë Zëdhënësi i Presidentit, z.Tedi Blushi i pyetur nga mediat mbi deklaratat e bëra nga Palmer në VOA deklaroi se:

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta vlerëson deklaratën e përgjegjshme, të vëmendshme e njëkohësisht shqetësuese të Kryetarit të Komisionit të Politikës së Jashtme të Kongresit Amerikan, Eliot Engel, këtij miku të sprovuar të Shqipërisë, Kosovës dhe shqiptarëve, mbi situatën e vështirë politike në Shqipëri dhe mbi rëndësinë imediate të rivendosjes së dialogut dhe shtetit të së drejtës.

Presidenti i Republikës siguron Kryetarin e Komisionit të Jashtëm të Kongresit Amerikan, z.Eliot Engel dhe të gjithë miqtë e vërtetë të Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, se po bën dhe do të bëjë të gjitha përpjekjet që Shqipëria të mund të organizojë zgjedhje vendore gjithëpërfshirëse, demokratike, me standarde, të lira dhe të ndershme, ashtu siç e meriton një vend i NATO-s dhe një vend që dëshiron të bëhet anëtar i Bashkimit Europian.

Article Logic
Execution time: 0.0037269592285156