INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dekreti i ri i Metës, Rama reagon sërish: Baba Haxhiu u ngjall, s’di ç’bën

Dekreti i ri i Metës, Rama reagon sërish: Baba Haxhiu u ngjall, s’di ç’bën

Publikuar më: 17:33 27-06-2019

Pas vendimit të Presidentit për datë të re zgjedhjesh, kryeministri Rama ka reaguar sërish përmes një statusi në Facebook, duke paralelizuar Metën, me Haxhi Qamilin.

“Baba Haxhiu u ngjall, po zgjedhjet nuk i vret dot dhe data e re e Baba Xhikes është një arsye e fortë më shumë, për të votuar të dielën, më 30 qershor”, thekson Rama në statusin e tij.

Statusi i plotë i Ramës

Haxhiu, ai i pari, Qamili pra, mbante në xhep një vulë, e cila ishte nje togëz rripi që trimat e tij e kishin plaçkitur, mes shumë sendesh të karvaneve tregtare.

Mbi të shkruhej greqisht “Kompani kafeje Export-Import” dhe dekretet e Haxhiut vuloseshin me të, pa e ditur as ai vetë ç’shkruhej mbi të! Ndërsa Haxhiu tjetër, Salvatori ynë Qametaj ose ndryshe, Presidenti ynë në shkarkim e sipër, e di çfarë shkruhet mbi Vulën e Republikës, po s’di hiç çfarë bën me dekretet për llogari të Saliut, Lulit e Monikës.

Baba Haxhiu u ngjall, po zgjedhjet nuk i vret dot dhe data e re e Baba Xhikes është një arsye e fortë më shumë, për të votuar të dielën, më 30QERSHOR; qetësisht e vendosmërisht, si shqiptarë pa dallim e as ngurrim, kundër karnavaleve të politikës pa din e as iman?

Article Logic
Execution time: 0.0019931793212891