INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Konflikt me kaçavida për vendin “taxi”, një i plagosur në Vlorë

Konflikt me kaçavida për vendin “taxi”, një i plagosur në Vlorë

Publikuar më: 15:09 01-09-2019

Një person është plagosur me kaçavidë rreth orës 14.00 në lagjen “24 Maji” pranë stacionit të trenit në Vlorë.

Ai dyshohet të jetë përfshirë në një konflikt me një shtetas tjetër, me të cilin punonin të dy në të njëjtin vend për “taxi”.

Si pasojë e konfliktit është dëmtuar dyshohet me kaçavidë shtetasi K.B., 44 vjeç, banues në Vlorë , i cili po merr ndihmë mjekësore në Spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.

Autori është shoqëruar në ambientet e Policisë dhe po merret në pyetje në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Article Logic
Execution time: 0.0032811164855957