INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fundi i sezonit veror. Çfarë ndodh në pikat kufitare?

Fundi i sezonit veror. Çfarë ndodh në pikat kufitare?

Publikuar më: 13:14 01-09-2019

Pas mbarimit të pushimeve në vendin e lindjes emigrantët shqiptarë rikthehen në shtëpitë e tyre.

Sikurse çdo vit në këtë sezon apo sezone festash në të dy pikat e kalimit kufitar në juglindje të vendit ka pasur fluks në të dy anët e kufirit me Greqinë dhe Maqedoninë.

Në 24 orët e fundit fluksi më i madh ka qenë në pikën e Qafë Thanës me 9 mijë hyrje dalje të shtetasve shqiptarë dhe të huaj, ndersa në Kapshticë kanë hyrë e kanë dalë në 24 orët e fundit më tepër se 8 mijë shtetas.

Në të dy pikat e kalimit kufitar pala shqiptare ka punuar me numër maksimal të sporteleve gjë të cilën e ka bëre dhe policia kufitare maqedonase, ndërsa pala greke edhe këtë të dielë punon më numër të reduktuar sportelesh duke sjell kështu rradhë në anën tjetër të kufirit.

Article Logic
Execution time: 0.0031960010528564