INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Konfirmohet zyrtarisht, zbulohet kush do jetë prezantuesja e BIG BROTHER VIP 2

Konfirmohet zyrtarisht, zbulohet kush do jetë prezantuesja e BIG BROTHER VIP 2

Publikuar më: 13:35 27-10-2022

"Big Brother VIP 2" do të fillojë së shpejti. Lajmi është konfirmuar në faqen zyrtare në Instagram. Moderatore do të jetë sërish Arbana Osmani. "Programi që theu çdo rekord shikueshmërie, programi që apasionoi shqiptarët kudo ndodhen deri në fiksim...Big Brother Vip Albania, me Arbana Osmanin, së shpejti në Top Channel!", thuhet në njoftim.

Kujtojmë se në rrjet përflitej se moderatore mund të ishte dhe Bora Zemani e për këtë arsye Arbana kishte prishur raportet me trashëgimtaret e Top Channel, mirëpo si duket kjo nuk është aspak e vërtetë.

Article Logic
Execution time: 0.0040769577026367