INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Konfirmohet data e re, Maluma zbulon kur do të performojë në Tiranë! [FOTO]

Konfirmohet data e re, Maluma zbulon kur do të performojë në Tiranë! [FOTO]

Publikuar më: 22:28 19-03-2020

Këngëtari me famë botërore, Maluma anulloi pak ditë më parë koncertin, që do të zhvillonte në Tiranë për Ditën e Verës.

Shkak për këtë u bë situata alarmante e koronavirusit, i cili është përhapur në të gjithë botën.

Mirëpo, së fundmi ka qenë vetë këngëtari që ka lajmëruar një shtyrje të datës.

Ai ka konfirmuar datat e reja të turneut të tij ‘11/11’, ndër to edhe koncertin që do të mbahet në Tiranë. Data e re e vendosur që koncerti të realizohet është 6 shtator 2020.

Ndërsa vendodhja vazhdon të jetë e njëjta te sheshi ‘Nënë Tereza’ në Tiranë.

Me anë të këtij njoftimi, këngëtari është treguar shpresëdhënës duke paraprirë një normalizim të kësaj situate të vështirë deri atëherë.

maluma.png

Article Logic
Execution time: 0.0036728382110596