INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Konferenca për abuzimet në Vatikan: Inskenim apo kthesë?

Konferenca për abuzimet në Vatikan: Inskenim apo kthesë?

Publikuar më: 12:14 22-02-2019

Që të mërkurën, me 21 shkurt, para portave të pjesës së mbyllur të qytetit të Vatikanit ishin pozicionuar grupet e kameramanëve dhe gazetarëve. Të prekur, viktima, të mbijetuar të dhunës seksuale. Këta mbajnë në dorë një poster me flamujt shumëngjyrësh nga e gjithë bota. Ajo që e bashkon këtë grup ndërkombëtar është, se ata angazhohen për të gjitha viktimat e abuzimit të kishës katolike, edhe për viktimat e panjohura.
Gjatë këtyre ditëve nuk do të ketë tymnajë, portat janë të hapura edhe për ata që janë përgjegjës nga bashkësitë e urdhërave fetare nga e gjtihë bota si dhe për rreth 70 ekspertë. "Një objektiv duhet të jetë, që të gjithë ipeshkvët ta kuptojnë, se kjo është një sfidë, me të cilën duhet të përballemi të gjithë", tha kardinali Reinhard Marx, kryetari i Konferencës Ipeshkvnore gjermane, në prag të fillimit të konsultimeve në Romë.

"Takimi në Vatikan për herë të parë do të ketë në fokus: dimensionin strukturor të kamuflimit të abuzimeve, zbardhjen e tyre dhe parandalimin nga abuzimet", thotë jezuiti gjerman Hans Zollner. Teologu dhe psikologu e ka përgatitur këtë konferencë. Si president i Qendrës për Mbrojtjen e Fëmijëve në Universitetin Papal Gregoriana në Romë ai arsimon në mbarë botën punonjës të kishës lidhur me këtë temë. (Pjese nga DW}

Article Logic
Execution time: 0.0038330554962158