INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Kompleksi Dinamo” kalon në përdorim të FSHF-së

“Kompleksi Dinamo” kalon në përdorim të FSHF-së

Publikuar më: 09:38 12-04-2017

“Kompleksi Dinamo” kalon zyrtarisht në përdorim të Federatës Shqiptare të Futbollit, për t’u shndërruar në selinë e re të institucionit që drejton sportin më popullor në vend. Vendimi është marrë nga Këshilli i Ministrave, që pronën me emërtimin “Klubi Sportiv Dinamo” ia kalon në përgjegjësi administrimi Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, e cila nga ana e saj do t’ia kalojë në përdorim FSHF-së.
Në këtë mënyrë, “Kompleksi Dinamo” hiqet nga pronësia e Bashkisë së Tiranës, me qëllim ndërtimin e kompleksit të zyrave të Federatës Shqiptare të Futbollit, për ushtrimin e funksioneve të veta kulturore e sportive. Një investim me vlerë disa milionë euro. Godina kryesore por edhe trualli që aktualisht ka qenë në përdorim të Agjencisë së Shërbimit të Sporteve, i kalojnë në përdorim Federatës Shqiptare të Futbollit. Sipas projektit parashikohet një seli moderne, me një godinë multi-funksionale do të dizenjohet nga arkitektët që projektuan rikonstruktimin e stadiumit Loro Boriçi në Shkodër me në krye Peter Wilson.
Kompleksi do të shërbejë si zyrat qendrore teknike dhe stërvitore për Federatën e Futbollit dhe do të përqendrohet kryesisht te futbolli, por aty parashikohet Të ndërtohen edhe fusha basketbolli, tenisi dhe pistë atletike.

Article Logic
Execution time: 0.0034520626068115