INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Florida shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Florida shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Publikuar më: 09:27 12-04-2017

Guvernatori i Floridës, Rik Skot shpalli të martën gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të shpërthimit të më shumë se 100 zjarreve që kanë djegur pjesë të mëdha të këtij shteti federal amerikan.

Duke iu falënderuar kësaj mase, shumë resurse shtetërore do të kenë mundësi që të luftojnë me stihinë e zjarrit dhe të dërgojnë rezerva ushqimore për banorët e prekur nga zjarri.

“Kam shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në Florida, në mënyrë që të sigurohem se jemi të gatshëm t’u përgjigjemi zjarreve dhe të përgatitemi për zjarret e reja”, tha Skot, transmeton AFP.

Article Logic
Execution time: 0.0036759376525879