INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kompania që fshihet pas dizanjit të Ferrari krijon makinën 2 milionë dollarëshe

Kompania që fshihet pas dizanjit të Ferrari krijon makinën 2 milionë dollarëshe

Publikuar më: 12:29 16-07-2018

Automobili Pininfarina nuk është ndonjë emër i njohur për ju. Kjo kompani ka qëndruar përherë në hije, pasi nuk ka prodhuar kurrë një produkt të vetin, por ama ka dizenjuar për brandet më luksoze.

Pas shumë viteve bashkëpunim me Ferrari, tani vjen koha që kompania në fjalë e njohur shkurt si PFO të provojë të dali vetë në treg. Ata kanë gati një dizanj të paparë. Makina e tyre duket mjaft luksoze nga pamja dhe pritet që të ketë parametra të jashtëzakonshëm. Për më tepër kjo makinë do të jetë elektrike.

Sigurisht që makina në fjalë ka nevojë për disa vite gjatë të cilëve do të testohet derisa të arrijë nivelin e duhur për t'u hedhur në treg. Premtimet që jepen sot janë të shumta dhe deri diku të pabesueshme. Premtohet që super automobili që s'ka akoma as një emër të vetin do të mund që të rikarikohet deri në 80% për vetëm 15 minuta. Pritet po ashtu që të kapi shpejtësinë nga 0 në 100 kilometër në orë për vetëm 2.5 sekonda.

►Ndiq insmart.al ne Instagram

Nga dizenjuesit e Ferrari padyshim që nuk presim makina ekonomike dhe nuk e kemi gabim. Kur produkti të jetë gati për t'u hedhur në treg, ai do të ketë vlerën e 2 milionë dollarëve. Shumë më shumë se vetë supermakinat e Ferrari.


Pritet që PFO të jetë gati për t'u futur në treg brenda vitit 2023.pinnafarinaa.jpgpinafarina_33.jpgpinnafarina22.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0039248466491699