INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Formula 1 përdor për herë të parë kaskën mbrojtëse të makinës me Sebastian Vettel dhe Ferrarin e tij [FOTO]

Formula 1 përdor për herë të parë kaskën mbrojtëse të makinës me Sebastian Vettel dhe Ferrarin e tij [FOTO]

Publikuar më: 16:49 14-07-2017

Mburoja është tashmë zyrtare dhe është përdorur gjatë xhirove të para të lira në Silverstone.

Sebastian Vettel është bërë piloti i parë në historinë e F1 që përdor mburojën mbrojtëse të montuar mbi Ferrarin e tij. Testi është zhvilluar në fillimin e provave të lira të Çmimit të Madh britanik në pistën e Silverstone. Bëhet fjalë për një tip kupole transparente polikarbonati të montuar pak mbi kokën e pilotit. Objektivi është për të mbrojtur pilotin nga kontaktet apo objektet e tjera që mund ta godasin, por pa i cënuar shikimin gjatë garës. Një ndryshim vërtetë historik. 

Article Logic
Execution time: 0.0035591125488281