INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Komediani shtyu Donald Trump të kandidojë, sot kërkon falje publike [VIDEO]

Komediani shtyu Donald Trump të kandidojë, sot kërkon falje publike [VIDEO]

Publikuar më: 17:27 08-11-2016

Komediani i njohur ka qenë një nga zërat më dominantë anti-Trump gjatë këtyre zgjedhjeve por ai pranon se ka gabuar rëndë në të kaluarën me kandidatin republikan.

Gjatë hapjes së spektaklit të tij “Last Week Tonight” moderatori John Oliver tha se është shumë e vështirë të besosh se dikur njerëzit mendonin se kandidatura e Donald Trump do të ishte për të qeshur. Më pas tregoi një klip të shkurtër të tij duke moderuar emisionin “The Daily Show” plot 3 vite më parë, ku ai vetën komentonte raportimet se Trump po konsideronte të garonte në zgjedhjet e vitit 2016. Dhe klipi tregon se pikërisht Oliver i dha një shtysë të mirë për t’u futur në garën që do të përzgjedhë liderin e botës së lirë. “Bëje” i tha Oliver Trump-it në klip. “Unë do të të shkruaj personalisht një çek fushate në emër të këtij vendi, i cili nuk dëshiron që ju të jeni president, por do dëshpërimisht që ju të garoni”. Në përfundimin e klipit publiku shpërtheu në të qeshura dhe John Oliver pranoi se nuk ka mënyrë se si të shfajësohet për atë që bëri. 

Article Logic
Execution time: 0.0031421184539795