Jo më një thashethem, lidhja e princit Harry dhe aktores Meghan Markle është tashmë e konfirmuar.
Ka qënë vetë pallati mbretëror ai cili ka lëshuar një deklaratë për mediat këtë mëngjes ku përveçse ka konfirmuar lidhjen e çiftit, gjithashtu ka bërë thirrje edhe për ruajtjen e privatësisë së saj. Shkak për këtë është bërë ndërhyrja e reporterëve në jetën e saj private duke shkuar në atë pikë sa të hynin në shtëpinë e aktores dhe të miqve të saj si dhe të merrnin në pyetje kolegët.
Në deklaratë shkruhet se princ Harry ndihet i zhgenjyer që nuk ka mundur ta mbrojë siç duhet të dashurën e tij dhe është tepër i shqetësuar për sigurinë e saj. Në fund të fundit është jeta e tyre dhe askush nuk duhet të ndërhyjë.